-1.2 C
Skopje

Ngacmimi epik i Haaland në Champions, poston foton e legjendës së Betis

schedule21:46 – 7 Shtator, 2022

Erlind Haaland shënoi dy gola kundër Sevilla në Champions League mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që kishte ruajtur edhe një gol për jashtë fushe.

Sulmuesi ka ngacmuar skuadrën e Sevilla përmes një postimi në “Instastory”, ku ka postuar një foto të legjendës së Betis, Joaqun.

“Shpresoj që legjenda është i kënaqur”, shkruan Haaland, i cili ka etiketuar lojtarin e Betis, që është rivali i përjetshëm i Sevilla në derbin e Andaluzisë. / abcnews.al