-0.2 C
Skopje

Nicolas Cage bëhet sërish baba, vjen në jetë një vajzë


schedule17:03 – 8 Shtator, 2022

Nicolas Cage është bërë baba për herë të tretë. Aktori dhe partnerja e tij, Riko Shibata mirëpritën një vajzë të cilën e kanë quajtur August Francesca Coppola Cage, të mërkurën. Vogëlushja ka ardhur në jetë të mërkurën, më 7 shtator, në Los Anxhelos, konfirmuan burime pranë çiftit.

“Nicolas dhe Riko janë të lumtur të njoftojnë lindjen e vajzës së tyre. Nëna dhe vajza janë mirë”, tha burimi për revistën People. Vogëlushja është fëmija i parë i Rikos dhe i treti për aktorin e famshëm, pasi ai tashmë është baba i djemve Kal-El, 16 vjeç dhe Weston, 31, nga lidhjet e mëparshme.

Nicolas Cage dhe e dashura e tij Riko Shibata me pantallona lëkure të zeza teksa shkonin brenda Muzeut Amerikan të Historisë Natyrore

/abcnews.al