09/12/2024

Nënkryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski është shprehur edhe njeherë kundër idesë që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen në afate të ndara.

Ndër të tjera ai ka shprehur dukshëm frikën nga Bashkimi Demokratik për Integrim, pasi sipas tij do të jetësohet premtimi për kryeministrin shqiptar në 100 ditë qeverisje, veprim ky i cili sipas tij nuk duhet lejuar që të ndodh.

“100 ditë para zgjedhjeve do të kemi qeveri teknike që do të thotë se do të ekzistojë kur të bëhen zgjedhjet presidenciale dhe 40 ditë para se të fillojnë zgjedhjet presidenciale, shteti të ndalojë gjithçka. Kjo do të thotë që nga shkurti deri në korrik Maqedonia duhet të jetë një vend i ngrirë, të mos ketë prokurime publike, kontrata, biznesi të mos marrë pjesë në asgjë, gjithçka duhet të ngrihet në një krizë të tillë ekonomike. Mendoj që VMRO do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme dukë lënë prapa LSDM-në por edhe BDI-në. Mos harroni se nëse zgjedhjet presidenciale dështojnë, atëherë kryetar i Kuvendit nga BDI do të bëhet kryetar i vendit dhe sipas marrëveshjes me LSDM-në, BDI do të ketë kryeministër 100 ditë para zgjedhjeve. Kjo do të thotë se një parti që ka 12% të deputetëve do të ketë tre pozitat kryesore në shtet. Prandaj duam ta shpëtojmë Maqedoninë nga kriza politike kushtetuese”, deklaroi Nikollovski. /indeks.mk