Sot konzorciumi ndërkombëtar “Bechtel & Enka” ka filluar punët për ndërtimin e Korridorit 8.
Ceremonininë e fillimit të punës e ndoqën nga afër, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ambasadorja e SHBA-vë në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.
Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se pas tejkalimit të procedurave të nevojshme ligjore, tashmë projekti Korridori 8 po konkretizohet dhe ëndrra po realizohet.
Statusi i plotë:
Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë,znj. Angela Aggeler, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi dhe përfaqësuesit e konzorciumit ndërkombëtar Bechtel & Enka me detonimin në terrenin e punës në afërsi të fshatit Banjicë e Epërme shënuam fillimin e punimeve ndërtimore të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8.
Tejkaluam një nga një të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, të gjitha fazat përgatitore dhe ja ku jemi sot me hapa të avancuar drejt realizimit të ëndrrës për të pasur rrjet bashkëkohor të qarkullimit rrugor.
Me punë mposhtim skepticizmin dhe lëvizim nga vendi ato projekte që janë predispozitë e jetës më cilësore.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid09TnqtdWSWJutCD15LbL3CVNK8csQQKH6epPbpPMBHQBBKdyGmkk9BsspiHowaJZ8l&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz