-0.2 C
Skopje

Një dashuri e përjetshme: As Bajrami nuk e ndanë Lëvizjen Besa nga VMRO-ja

Manifestimi tradicionalë i organizuar sonte nga BFI, ka mbledhur shumë personalitete nga jeta politike dhe shoqërore në vend.

Të pranishëm në këtë manifestim me rastin e festës së Fitër Bajramit, ishin shumë politikanë nga të gjitha partitë politike në vend, përfshirë këtu edhe korin diplomatik.

Ajo që ka rënë në sy sonte në këtë manifestim, ishte ulja e të ftuarve nëpër tavolina.

Arjanit Hoxha dhe Bastri Bajrami nga Lëvizja Besa, ishin ulur bashkë me kryetaren e Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-së Danela Arsovskën, gjë që tregon qartë se sa lidhje të fuqishme ka në mes të këtyre dy partive saqë as festa e Fitër Bajramit nuk i ndan, përkundrazi, edhe më shumë i bashkon. Një dashuri e përjetshme, do të kishte thënë poeti!