-1.2 C
Skopje

Një hit i ri nga Xhemile Veselaj

Me tekst nga Ghulo dhe produksion të Granit Gashit dhe Darddy, këngëtarja e njohur Xhemile Veselaj vjen me një tjetër hit këtë vit. E ka titulluar “Ike”, një këngë dashurie por që nuk dihet nëse ia ka dedikuar dikujt këtë projekt këngëtarja. Për videoklipin e këngës është kujdesur produksioni A Films, duke sjellë një projekt si film, e teksa këngëtarja shfaqet mjaft atraktive këtë herë. Xhemilja deri më tani ka realizuar shumë hite dhe nuk e ka ndërmend të ndalet, ndonëse është shumë e kërkuar edhe nëpër ahengje të ndryshme familjare ku sjellë atmosferë të jashtëzakonshme.