6.8 C
Skopje

Një minoren është sulmuar me thikë në Tetovë




Një minoren 16-vjeçar është sulmuar fizikisht dhe therur me thikë nga një grup i të rinjve dje në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 në rrugën “Jane Sandanski”.

“Në SPB Tetovë është raportuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në të cilën fillimisht kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa një i mitur është lënduar me sende të mprehta. Shërbimet e SPB Tetovë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë.

Minoreni është dërguar në spitalin e Tetovës për t’i ofruar ndihmë mjekësore.