Një pasagjerë ka hapur derën e urgjencës përgjatë një fluturimi me Asiana Airlines, në Korenë e Jugut, përderisa ishin ende në lartësinë 250 metra pa u ulur në tokë.
Ngjarja e pazakontë solli shqetësim të të gjithë 194 pasagjerët, ku disa prej tyre humbën vetëdijen, të tjerët kishin probleme me frymëmarrjen. Megjithatë mediet lokale raportuan se të gjithë pasagjerët i mbijetuan fluturimit dhe aeroplani u ul në mënyrë të sigurt, por me derën e tij ende të hapur në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, i dyshuari rreth të 30-ave, u arrestua pas aterimit në tokë të aeroplanit. Mediet raportuan gjithashtu se i dyshuari kishte tentuar gjithashtu të hidhej nga avioni pasi kishte hapur derën, kështu duke rritur panikun në bord i cili sipas deshmitarëve u përshkrua si një kaos i vërtetë.