0.8 C
Skopje

Një puthje e ndjerë, Arilena Ara uron të dashurin për ditëlindje me videon e rrallë


schedule10:20 – 2 Maj, 2022

Sot për Arilena Arën është një ditë e veçantë. I dashuri i saj, njëherazi dhe menaxheri i saj, Popi Kola feston ditëlindjen. Padyshim, nuk ka munguar një urim publikisht nga Arilena, e cila ka postuar në Instagram një video, ku ai shfaqet duke e puthur në ballë.

Sakaq, këngëtarja e ka shoqëruar me disa fjalë tepër të ndjera.

“Të dua si të vetmen forcë dhe ndjenjë që kam ndjerë ndonjëherë! Jam bekuar unë kur ke lindur ti, prandaj gëzuar për të dy!”, ka shkruar Arilena, krahas videos.

LEXO EDHE:  Arilena Ara flet për herë të parë për lidhjen e dashurisë, zbulon si u njoh me partnerin

Disa ditë më parë, ajo zbuloi edhe mënyrën se janë njohur. Sipas Arës, janë takuar për herë të parë në audicionet e “X Factor” dhe nga ai moment i është dukur sikur kishin një jetë që njiheshin./abcnews.al