-1.2 C
Skopje

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Vizita e Donfried dhe Escobarit tregon interesin e ShBA-së ndaj Kosovës

Pas vizitës së tre senatorëve amerikanë javën e kaluar në Kosovë, edhe dy zyrtarë të lartë amerikanë vijnë për vizitë në Prishtinë. Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar do të takohen me krerët e shtetit, raporton Ekonomia Online.

E njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shqipërim
Pula në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kjo vizitë është e
rëndësishme dhe tregon interesin amerikan ndaj Kosovës.

Mula shtoi se të gjitha shtetet aleate të
cilat duan të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor sikur duan ta kornizojnë afatin
kohor të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë.

“Vizitat e javës së kaluar nga ana e
senatorëve amerikan dhe vizita e sotme e Gabriel Eskobar përfaqësuesit të
shtetit amerikan për Ballkanin perëndimor ne veçanti për çështjen e statusit
ndërmjet Kosovës dhe Serbisë  ngërthen në
vete porosi por edhe presion do të thoja fakti se tani më zgjedhjet në serbi
kanë përfunduar. Të gjitha shtetet aleate të cilat duan të ndihmojnë Ballkanin
perëndimor sikur duan ta kornizojnë afatin kohor të arritjes së një marrëveshje
gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve tona Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Pula
për EO.

Sipas tij, me ardhjen e qeverisë së re sikur
ka një prolongim të qëllimshëm, andaj ardhjet e shpeshta dhe porositë bënë me
dije se udhëheqësve institucional se nuk mund të shmangin dialogun.

“Tani se çfarë porosi do të japë Gabriel Eskobar dhe çfarë porosi kanë dhënë të tjerët gjatë javës që lamë pas është e rëndësishme ato porosi të jenë të unifikuara për shtetin e Kosovës që përfaqësuesit institucional shtetëror ti vlerësojnë ato dhe të shohin se çfarë saktësisht mund të jetë e pranuar për jetësim të tyre nga ana e shtetit të Kosovës. Ka një përshtypje sikur me ardhjen e kësaj qeverie të re se ka një prolongim të qëllimshëm prandaj për ta evituar përshtypjen e tillë ardhjen e shpeshta dhe porositë që po lëshohen karshi udhëheqësve institucional të Kosovës është për të bërë me dije se nuk mund të shmanget dialogu por të bëhemi pjesë e saj dhe përfarimin për arritjen e një zgjidhje”, tha Pula.