17.8 C
Skopje

Nuhiu: Rrëzimi i BDI-së pa zgjedhje e forcon atë edhe më shumë (Foto)

Mes shumë komentet për rrëzimin e Qeverisë nga opinionistë, analistë, gazetarë e shumë figura të njohura këto ditë, sot ka ardhur edhe një reagim nga pëkrthyesi Armend Nuhiu.

“Me e rrëzu nga qeveria me inxhenering politik, pa e fituar në zgjedhje, do forcohet edhe më shumë dhe në zgjedhjet e ardhshme partitë tjera shqiptare do i fitojë bindshëm”, është shprehur Armend Nuhiu në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu Nuhi ka thënë: “Menduh Thaçi këtë e di më së miri nga përvoja e vitit 2006.”

Për fund e ka përmbyllur me fjalët: “Me e fituar në zgjedhje parlamentare, është tjetër gjë”, duke e thënë qartë se Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë fitues absolut.