Reperi i njohur Stresi përtej karrierës së tij të suksesshme muzikore është përfolur gjatë dhe për marrëdhënien e tij disa vjeçare me ish-bashkëshorten Kejsin dhe tentativat e shumta që ai ka bërë për tu rikthyer sërish me të.
Së fundmi reperi duket se i ka dhënë fund të gjitha spekullimeve dhe zërvae nëse ish-çifti do ti japin edhe njëherë një shans njëri tjetrit për tu ribashkuar.
Teksa ishte i futar në “TAR”, Stresi bëri ‘apel’ që të mos përmendet më emri i Kejsit apo të pyetet në lidhje me raportin mes tyre, duke lënë kështu të kuptohet që gjërat janë mbyllur përfundimisht.
“Është bërë shumë e madhe kjo vajzë në Shqipëri. Të them të drejtën dua ta bëj një apel, mos pyesni më. Për mua, çdo gjë ka marrë fund. Unë kam jetën time, secili ka jetën e vet. Nuk di çfarë të them, po rëndësi ka të jetë mirë, kaq“, tha këngëtari.
Kujtojmë se ish-çifti i dhanë fund martesës së tyre, pasi marrëdhënia u shoqërua me ulje e ngritje përgjatë viteve.