Kazakistani ka miratuar një ligj të ri, që parashikon kastrimin e plotë të personave që janë përfshirë në raste të rënda pedofilie.
Vendimi vjen pas ankesave të deputetëve se sistemi aktual i kastrimit kimik, një nga më të ashpërt në botë, nuk po i pengon këta kriminelë të abuzojnë me fëmijët.
Së fundmi, vendi u trondit nga një rast i rëndë, ku 5-vjeçarja Erkezhan Nurmakhan u abuzua seksualisht nga një përson, pasi ai e joshi për në shtëpinë e tij duke i ofruar para për akullore. E mitura ndërroi jetë menjëherë pas abuzimit. Vrasësi Saidolim Gayibnazarov, 48 vjeç, i cili kishte dënime të mëparshme, u dënua me burgim të përjetshëm dhe kastrim kimik.
Kazakistani ka operuar një sistem kastrimi të detyruar për pedofilët për disa vite. Abuzuesit seksualë të fëmijëve janë shfaqur në TV kazak duke treguar për ankthin e tyre pas kastrimit të detyruar.
Kastrimi kimik konsiston në përdorimin e medikamenteve të ndryshme për të zvogëluar dëshirën dhe aktivitetin seksual duke mpirë organet gjenitale, teksa kastrimi i plotë, në heqjen e këtyre organeve.