-0.2 C
Skopje

“Obama ndahet nga bashkëshortja, sepse është homoseksual”, lajmi që po bën xhiron e rrjetit


Një artikull për ish-presidentin Barack Obama, po bën xhiron e rrjetit. Empireneës.net thotë se ai ka bërë një kërkesë për divorc nga gruaja e tij prej 27 vitesh, Michelle Obama, pasi zbuloi një jetë të fshehtë të dyfishtë si homoseksual.

“Me pak trishtim dhe shumë lehtësim ju njoftoj se Michelle dhe unë kemi vendosur të ndahemi, siç e kam pranuar edhe për të, siç po bëj tani me pjesën tjetër të botës, se unë jam një homoseksual”, tha Barack Obama. “Kjo mund të jetë një tronditje për shumë njerëz dhe të zemërojë të tjerët, por kjo është biznesi im personal dhe shpresoj që të gjithë të mund të respektojnë privatësinë time në këtë moment.”

Përfaqësuesit e Michelle Obama thanë se ajo dhe ish-presidenti do të ndaheshin miqësisht dhe se vetë Michelle nuk ishte “veçanërisht e tronditur” nga zbulimi, vazhdon artikulli më tej.

“Ne jemi shumë afër, aq afër sa dy njerëz mund të jenë ndonjëherë, me të vërtetë,” tha Michelle në një deklaratë të përgatitur. “Kam shumë vite që di për jetën sekrete të Barack dhe e mbështes plotësisht atë në drejtimin që e çon jeta e tij. Ai ishte dhe është një lider i jashtëzakonshëm, një baba i dashur dhe familjar, dhe tani ai mund të vazhdojë të bëjë shumë të lumtur një djalë tjetër, ose shumë djem.”

“Sinqerisht, unë isha i përgatitur të qëndroja vetëm me të,” tha Barack. “Mendoj se ajo e di fshehurazi prej vitesh që unë isha homoseksual, dhe duke qenë se në çdo faqe lajmesh konservatore vite më parë doli se Michelle kishte lindur në të vërtetë burrë, mendova se ishte mjaft afër. Unë isha i përgatitur për tu ndarë dhe për të vazhduar të kisha djem të rinj në krah. Michelle e kundërshtoi atë, megjithatë. Ajo tha se nëse kjo do të bëhej lajm publik, atëherë nuk ka arsye që të mos ndahemi dhe të zbulojmë veten tonë të vërtetë. Uh, mendoj se sapo vërtetova se ato thashethemet për sekretin e saj ishin gjithashtu të vërteta. Dreqin, më fal Michelle!”

Përfaqësuesit e fëmijëve të Obamës, Malia dhe Sasha, nuk mund të kontaktoheshin për të komentuar, por faqet e tyre në Facebook kanë qenë të hapura për çdo koment për ndarjen./abcnews.al