8.8 C
Skopje

“Open Ballkan”, Ahmeti: Kemi dy rrugë, ose të pajtohemi ose të luftojmë!

Duke folur për “Open Ballkan” dhe mungesën e Kosovës në kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim tha se nuk pajtohet dhe nuk i pëlqen përplasja nga distanca dhe tha se në Kosovë është duke u rritur hasmëria kundër “nënës” Shqipëri.

Duke përdorur fjalë të urta dhe duke bërë ndërlidhje, Ahmeti tha se “fjala nënës nuk I kthehet”.

“Nuk më pëlqen përplasja e figurave të larta. Po e vërej një anti-shqipëri në Kosovë por nuk shihet në Shqipëri. Vërehet në studio, letra të shkruara, po I ndëgjoj, shikoj me dhimbje. Cështjet e familjes gjykohen dhe shikohen Brenda shtëpisë. Shqipëria është shteti amë. Nëna sado që është e keqe nuk zëvendësohet me asgjë. Duhet të jemi kujdeshëm. Nuk duhet ti kthejmë fjalën nënës sepse e hidhërojmë.

Ai tha se ky mission shkon për pajtimin e popujve.

“Është një mission që shkon në pajtimin e popujve të ballkanit. Në qoftë se ju keni hy në mission për të ndërtuar paqen dhe pajtimin e mbështes këtë mission, kështu i pyeta, Ramën, Vuçiqin dhe Abazeviqin. Vuçiqi më tha, ke thanë fjalë të urta, do të na presësh vetëm një vit, Rama nuk shtoi asgjë. Pas një viti do të shihen frytet.