-0.2 C
Skopje

Opozita kërkon që buxheti të rishikohet sa më shpejt, janë bllokuar shumë projekte

Deputetët e partive opozitare po kërkojnë që rishikimi i buxhetit të
shtetit të sillet sa më parë në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Kjo ngase sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton
Selmanaj, buxheti aktual është më shumë konsumues sesa i orientuar drejt
zhvillimit.

Madje, sipas Selmanajt është vonë që në muajin qershor ose korrik të vijë
rishikimi i buxhetit në Kuvend.Ish-zëvendëskryeministri thotë se Qeveria duhet
të ndërtojë politika ekonomike, dobitë e secilës mund të jenë afatgjate.

“Rishikimi i buxhetit në muajt qershor dhe korrik mund të na vijnë në Kuvend.
Kjo Qeveri nuk ka plan si t’i adresojë shumëçështje dhe tani nxjerr instrumente
populiste të pavlera për të shpërndarë ka 100 euro për qytetarë. Qeveria duhet
tëndërtojë politike ekonomike të cilat dobitë e asaj politike të jenë jetëgjate”.

“Ky buxhet nuk është i orientuar drejt zhvillimit tëKosovës. Më tepër është
buxhet konsumues sepse po duhet me marr kredi për skema sociale që i bie është
Qeveri pa organizim, pa plan dhe Qeveri pa politika të qarta zhvillimore për këtë
vend”.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë se
duhet që sa më parë të ridestinohen mjetet në investime zhvillimore.

Ai shtoi se duhet buxhet për sigurinë e vendit,zbatimin e Ligjit të pagave
dhe rimëkëmbjen ekonomike të ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Sipas deputetit Shala ka bllokim total të të gjitha projekteve dhe
shpërndarje të parasë kesh, duke shtuar se nuk është ndërmarrëasnjë veprim
investues në ndërmarrje publike e as në sektorin privat, raporton EO.

“Ne në parim ende nuk kemi parë draftin e planifikimit. Do të duhej të
vinte shumë më herët rishikimi buxhetor dhe do të duhej të ridestinoheshin
mjetet në situata të investimeve reale zhvillimore. Do të duhej të kishim
buxhet të qartë për sigurinë e vendit për shkak të agjendës që kemi linja të
forta buxhetore që i përgjigjensituatës së sigurisë. Një buxhet që do të
plotësonte kërkesat sociale e në këtë rast do të duhej të kishim buxhet i fillimit
të zbatimit të Ligjit të pagave dhe do të duhej të kishim buxhet që do të
ndihmonte rimëkëmbjen ekonomike te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

“Parimisht Qeveria deri në këtë moment që ka bërë është shpërndarja e mjeteve kesh dhe asgjë tjetër në kuptimin e implementimit të ligjit të buxhetit. Kemi bllokim total të gjitha projekteve dhe shpërndarje të parasë kesh qoftë në sektorin e energjisë qoftë në sektorë të tjerë siç është çështja e paketës 100 milionësh. Paratë po shpenzohen efektet ekonomike janë zero. Ne kemi pritur se do të kemi investime tëmëdha në sektorët prodhues të cilët nuk po ndodhin në këtë vit të qeverisjes Kurti asnjë veprim investues në ndërmarrje publike e as në sektorin privat. Kemi shtangnim në kuptimin investiv dhe zhvillimor të vendit. Janë bllokuar shumë projekte të mëdha kapitale dhe investitorë strategjik”, tha Shala.