Kazinotë dhe bastoret dëmtojnë buxhetin familjarë dhe duhet mbyllen ose largohen nga vendbanimet ose shkollat. Kështu përgjigjen qytetarët të pyetur nga indeks.mk nëse duhet miratuar ligji për lojërat e fatit i cili për më shumë se një vit është i bllokuar në Kuvend nga opozita shqiptaro-maqedonase.
Qytetarët thonë se opozita e bllokon ligjin sepse mbron interesin e vet dhe dëshiron që të vijë në Qeveri. Kurse të tjerë thonë se ky hap i opozitës është I gabuar dhe duhet të ulet me shumicën parlamentare për të gjetur zgjidhje dhe puna më e vogël që mund të bëhet është që ata të largohen 500 metra largë vendbanimeve dhe shkollave, sepse siç thonë dëmtojnë fëmijët po edhe të gjithë personat e tjerë.
Për më shumë ndiqeni anketën e realizuar nga indeks.mk për këtë çështje.