13/01/2025

Me shumicë votash, Kuvendi sot ka miratuar propozim ligjin për dislokim të bastoreve dhe kazinove 500 metra largë objekteve shkollore.

Propozimi i Qeverisë, morri aprovimin dhe përkrahjen shoqatës Anti-Bixhoz, por kjo si duket nuk ishte e mjaftueshme që ligji në fjalë të marrë mbështetjen e opozitës shqiptare, të cilët nuk votuan “PËR” ligjin që largon përfundimisht bastoret dhe kazinotë nga objektet arsimore, nga nxënëeit dhe studentët.

Opozita shqiptare edhe përkundër kritikave të zëshme, nuk veproi dhe dështoi ta përkrah ligjin për dislokim të kazinove dhe bastoreve.

Ky veprim opozitar shton dyshimet se opozita mbron interesin e ngushtë personal dhe të bastoreve e kazinove para interesit të studentëve dhe nxënësve.

Kujtojmë, ligji për dislokimin e bastoreve dhe kazinove nga shkollat është propozuar nga Qeveria dhe bllokuar në maksimum nga opozitarja VMRO-DPME, e cila publikisht dilte dhe mbronte interesat e bastexhinjëve./indeks.mk/