Vetoja bullgare ka bërë që rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së të kalojë përmes Sofjes. Një kontest i ri që po bëhet asht vështirë i thyeshëm për shtetin tonë. Por, në politikë gjithëçka është e mundur, sidomos kur ekziston vullneti për dialog politik.
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, kryediplomati i parë shqiptarë në vend, në takimet brenda, por edhe jashtë vendit, me homolog dhe krerë tjerë të lartë të shteteve të mëdha ka shpalosur idetë, por edhe ka shprehur hapur vullnetin për gjetjen e zgjidhjes që do hapte rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
Për ta bërë kryefjalë dialogun politik dhe për ta vënë në fokus bashkëpunimin rajonal, si domosdoshmëri dhe kusht për rrugëtimin drejt BE-së, Bujar Osmani ka ndërmarrë edhe iniciativën e famshme B6.
Krerët evropian dhe ata botëror e kanë ngre lartë në piedestal iniciativën e kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Ish kryediplomati austriak, tani Kryeministër i Austrisë Aleksander Shallenberg në Forumin e Prespës për Dialog e tha prerazi “Nisma B6 e Bujar Osmanit është briliante.
“Mua më duhet ta nënvizojë që iniciativa B6 që ka nisur Bujari është briliante, është diçka e madhe, diçka që funksionon. Ne kemi krijuar C5 dhe kjo është diçka që funksionon për shkak se ju krijoni lidhje njerëzore në mes vendimmarrësve të këtij rajoni. Dhe ju nuk do të keni nevojë për dikë nga Brukseli apo Uashingtoni që te jetë i ulur në tryezë. Bëhuni që të veproni së bashku, kjo është pronësia juaj, është jeta juaj, është rajoni juaj”, pati thënë Shallenberg në fjalimin e tij.
Argument ky që, jo vetëm në politikat e brendshme, por edhe në ato rajonale e diplomatike mund të prijë një shqiptar.
Nga ana tjetër, edhe intelektual maqedonas hapur kanë përkrahur dhe përshëndetur veprimet e të parit të diplomacisë, Osmanin, në fushëveprimin diplomati. Profesor Marjan Gjurovski pati thënë se, “Osmani i mbron pozicionet e Maqedonisë së Veriut më shumë sesa disa Ministra maqedonas”.
Tabutë se një politikan shqiptar nuk mund t’i mbrojë interesat shtetërore të Maqedonisë së Veriut mbetet vetëm tek disa nacionalistë dhe e përdorin këtë temë për politikë ditorë, për një a dy pikë më tepër në adresën e tyre, asgjë më shumë.
“Kush është Bujar Osmani të negociojë për identitetin tim, kush ia ka dhënë atë të drejtë?”, ky pyetur kreu i opozitës Mickoski, pa i pyetur krerët e shteteve evropiane dhe gjetiu.