18/01/2025

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Maqedonia sa u përket akuzave të opozitës që BDI-ja nuk ka ndonjë ofertë të rradhës, tha se BDI-ja ka një program 20 vjeçar që mandat pas mandati e realizon çdo pjesë të atij programi, dhe se BDI-ja është në rrugën e drejtë që është integrimi i vendit në BE.

“BDI-ja ofertën e ka dhënë para 20 viteve, dhe ne e realizojmë atë mandat pas mandati tani është mandati i i kalimit të këtij udhëkryqi dhe unë mendoj se po e kaluam këtë pikë nuk ka më rrezik se do të kthehemi në një pozitë të mëhershme. Tani e kaluam çështjen me ndryshimet kushtetuese dhe ne jemi në rrugë të drejtë e ajo është rruga për Bashkimin Evropian, nuk ka nevojë BDI-ja që të ulet e të vjedhë fjalimet e të tjerëve për të krijuar teza politike, BDI-ja e ka programin që para 20 viteve dhe veq shohim se për cilën pjesë të misionit tani është koha për ta realizuar”, tha Osmani. (politiko.mk)