13/04/2024

Osmani: Bord ndërkombëtar i përbërë nga SHBA, BE dhe NATO për certifikimin e funksionarëve, për korrupsion dhe ndikim rus

Kandidati për president nga radhët e BDI-së, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, mbrëmë në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin ka zbuluar një pjesë të platformës së tij politike si kandidat për president. Kryediplomati Osmani zotohet që do inicojë “vetting” të bartësve të funksioneve politike përmes një Bordi ndërkombëtar i cili do të përbëhej nga përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së

“Do jetë pjesë e platformës time si president, që të kemi “vetting” për të gjithë bartësit e funksioneve publike. Çka nënkupton kjo? Bord ndërkombëtar që do të certifikon në dy drejtime bartësit e funksioneve publike; një- në siguri, a kanë çfarëdo lidhje me interesin rus dhe dy- me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Dhe, do të kërkojmë që në atë bord të jetë NATO, për shkak çështjes së sigurisë, BE dhe SHBA. Ky bord të jep certifikimin e çdo bartësi të funksionit, duke filluar nga ne vet”, deklaroi ministri Osmani.