Mbi 40 projekte me karakter publik kanë prezantuar sot sekretariatet nga Dega e BDI-së – Çair, në ngjarjen ku ishte prezant dhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me nje fjalim drejtuar të pranishmëve tha se BDI përmes këtyre aktiviteteve dëshmon se ka krijuar kuadro profesional në të gjitha institucionet e vendit.
Osmani tha se ata që po tentojnë te sulmojnë BDI-në, po harrojnë se po sulojmë shqiptarët dhe të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Punojmë nën ombrellën e BDI-së, partia e cila për vite më radhë është mburojë e gjithë shqiptarëve. Po sulmohet BDI tashmë në formë të organizuar, në sinkron me njëri tjetrit, por këto njerëz harrojnë së duke sulmuar BDI-në po sulmojnë shqiptarët dhe arritjet e tyre. BDI hapi rrugë profesionale për çdo shqiptarë në çdo institucion të vendit, nisur nga mjekësia, arsimi, kultura apo edhe politika”, deklaroi Osmani.