01/12/2024

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e udhëhequr nga Talat Xhaferi, Bujar Osmani në emisionin “Debat Plus”, me Ermal Pandurin ka folur për arritjen historike, respektivisht për emrimin e Talat Xhaferit për kryeministër të parë shqiptar në RMV.

Sipas Osmanit, shqiptarët në RMV kanë qenë të përjashtuar dhe sot kanë arritur në kulm.

Osmani kujtoj momentin kur Xhaferi u zgjodh kryeparlamentar dhe gjërat që ndodhën.

“Kur u zgjodh Xhaferi në 2017 kishte puc, për së dyti nuk ishte më as lajm. Në 2009 Ahmeti kishte lexuar një listë me poste të rezervuara, i morrëm një nga një, tash erdhi rradha e kryeministrit. Shqiptarët kanë qenë të përjashtuar. Nga zero që kemi qenë në 2004, tash është kryeministri. Dikush thotë pas 17 shkurtit, 28 janari është datë e rëndësishme. Qëllimi final i joni është barazia e komuniteteve”, tha Osmani.