Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pas takimit me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka kërkuar më tej përkrahje
nga Novak për liberalizimin e vizave e për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Shpreson që të shtohen sa më
shumë gra liderë. Hungaria na qëndroi në krah kur u përballem me pandeminë dhe
u jemi mirënjohës. Kosova ka synim vizion dhe anëtarësimin në struktura euroatlantike.
Shteti hungarez dha ndihmë edhe për 300 kosovarë. Ne sot po sfidohemi nga kriza
energjetike dhe kemi nevojë të rrisim bashkëpunimin”.
“Ka ardhur Kosova që marrëdhëniet
me BE të rriten dhe këtë vit Kosova do të aplikojë për statusin kandidat. Kanë
kaluar 4 vjet që Kosova plotësoi kriteret për liberalizim dhe iu lus të jeni
kampion në këtë përkrahje dhe Kosova ta ketë liberalizim gjatë këtij viti. Anëtarësimi
në Këshillin e Evropës është në mirë gjithë qytetarëve tanë”.
