11/10/2024

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në emisionin e mëngjesit në Klan Macedonia tha se Kryeministrin e parë shqiptarë po e vlerësojnë qytetarët dhe ndërkombetarët si një veprim i duhur dhe i merituar, ndaj propagandat për injorim nuk mund të kenë sukses në publik.

Osmani tha se për shumë vitë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të neglizhuar, teksa tanimë po arrijnë të kenë postet më të rëndësishmë shtetërore.

“Përkundër tentimit për injorim, dy kategori janë atë që japin mirënjohje, janë qyetetarët që e presin me respekt dhe e dyta është komuniteti ndërkombëtar. Sot bashkë më kryeministrin e parë nisemi për në Bruksel dhe kjo është një nder pritjet më të mëdha që ka pasur ndonjë kryeministër. Ne kemi qenë një popull i përjashtuar nga institucionet e vendit por tash kemi kryeministrin e parë shqiptar”, deklaroi Osmani.