14/04/2024

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njëherë edhe kandidat për president nga Bashkimi Demokratik për Integrim që ndodhet në Neë York, ka bërë lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin “Zëri Amerikës”.

Ai ka njoftuar se në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka pasur takim me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Osmani ka deklaruar se nëse Federata Ruse fiton betejën në Ukrainë, caku i rradhës do të jetë Ballkani Perendimorë, respektivisht Maqedonia e Veriut.

“Nga këtu ishte moment t’i themi, JO Rusisë, PO integrimit të Ballkanit Perendimorë në Bashkimin Evropian”, tha mes tjerash Osmani, raporton indeks.mk

Foli edhe për nominimin në garën presidenciale. Falënderoi kreun e integristëve, Ali Ahmetin për mundësinë e dhënë, por falënderoi edhe qytetarët shqiptarë, mbështetësit e BDI-së që kanë vërshuar zyrat e KSHZ-së për të nënshkruar e mbështetur kandidaturën e tij.

Për më tepër, ndiqeni prononcimin e Bujar Osmanit për “Zërin e Amerikës”.