14/01/2025

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës. Në kuadër të vizitës, do të ketë takime me homologen e tij, Ministren, Elina Valtonen dhe me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Jussi Halla-aho.

Gjatë qëndrimit në Helsinki, Osmani do ta nënshkruajë Memorandumin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Qendrën Evropiane të Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride, me seli në Helsinki.