13/04/2024

I ftuar në emisionin “Klan Debat” në televizonin Klan Maqedonia, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në lidhje me ndikimin e interesit rus në vend u shpreh se është një narrativë kundërthënëse që shumica e partive po e mbështesin e cila po bllokon rrugën drejt integrimit në BE, si dhe po nxjerr në pah nacionalizmat në vendin tonë dhe është një narracion që gjithashtu rrezikon Tripodin e marrëveshjeve euroatlantike në vendin tonë.

“Ne e nisëm këtë referendum jo Rusisë pro Europës që në fakt ngërthen bërthamën e problemit për shkak se unë konsideroj se bota është një polarizim serioz geopolitik ndërmjet autokracive dhe demokracive ose në perspektivën tonë Washington-Brukselit dhe Moskës, dhe ai polarizim geopolitik po reflekton edhe këtu në skenën tonë politike edhe prandaj vetë po definohen këto frontet si Fronti Europian dhe ai Antieuropian. Unë mendoj se sjelljet e partive politike që prishin harmoninë ndëretnike dhe rrezikojnë integrimin europian që në një mënyrë ratifikohet nëpërmjet rrezikimit të marrëveshjeve në Maqedoninë e Veriut bazë të cilat unë i quaj “ tripodi i marrëveshjeve euroatlantike”, Marrëveshja e Ohrit, e Prespës dhe marrëveshja me Bullgarinë.
Ata me vetëdije ose pa vetëdije promovojnë interesin rus këtu, i cili është ndalja e integrimit europian këtu, kur të ndalet ky integrim, ideja për Europën është indi lidhës për ne, pra ka një ide e cila na bën bashkë pavarësisht çfarë etnie jemi, çfarë kategorie sociale, është ideja për Bashkimin Evropian. Ai është një super narativ i cili subordinon këto narrativet kundërthënëse po e hoqe këtë narativ ombrellë do të dalin të gjitha narrativat kundërthënëse prandaj në ballkan kemi dhe rritje të Nacionalizimit”, tha Osmani

Ai gjithashtu theksoi se këto narrativa kundërthënëse po bëjnë përpjekej për ta zhveshur shtetin nga ideja për integrimin e vendit në BE.

“Përderisa ishte ideja për Bashkim Europian e fuqishme filluan edhe nacionalizmat që të zbehen nga kjo ide, po ta zhveshim shtetin nga kjo ide do të dalin ide të tjera dhe kjo më tepër më shqetëson që kemi elemente që promovojnë interesin rus, që bllokojnë rrugën drejt BE-së”, tha Osmani. (politiko.mk)