09/12/2024

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani si të rrezikshme për shtetin  e vlerësoi deklaratën e opozitës VMRO-DPMNE se pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe pas fitores së tyre të mundshme BDI-ja do të shkojë në opozitë sepse, siç tha, përmendja e BDI-së është përmendje e vullnetit të shumicës së shqiptarëve.

I pyetur për koment të deklaratave VMRO-DPMNE-së opozitare dhe nëse druajnë se do të shkojnë në opozitë, Osmani tha se nuk është hera e parë që të kërkohet që BDI-së të shkojë në opozitë.

“Më kujtohen edhe në deklaratat e Zoran Zaevit në mitingje kur thoshte pse BDI të mos shkojë në opozitë dhe e dimë si ishte rezultati më tej. Kjo mënyrë e krijimit të urrejtjes ndëretnike  me qëllim që më pas të përdoret në marrjen e pikëve politike është shumë e rrezikshme për një demokraci multietnike siç jemi ne. VMRO-së mund t’i them derisa të jetë BDI dhe derisa është Ali Ahmeti shqiptarëve nuk do t’u mungojë asnjë fije floku. Të gjitha kërcënimet e tilla janë të pavlera”, tha Osmani në përgjigjen e pyetjes nëbrifingun e sotëm në QS “Boris Trajkovski”, ku do të mbahet Konferenca Vjetore e OSBE-së.

Në vërejtjen e gazetarëve se përmendet BDI-ja, e jo të gjithë shqiptarët dhe pse thotë tensione ndëretnike, Osmani tha se “pikërisht BDI-ja është vullneti i shumicës së shqiptarëve”.

“Përmendja e BDI-së është përmendje e vullnetit të shumicës së shqiptarëve. BDI-ka i përfaqëson shqiptarët dhe ata nuk ranë nga qielli. Dikush i ka zgjedhur për t’i përfaqësuar shqiptarët. Vullneti i shumicës së shqiptarëve është te BDI-në dhe prandaj kjo përpjekje për krijimin e urrejtjes ndëretnike me qëllim që më pas të përdoret emocioni te maqedonasit mendoj se është shumë e rrezikshme për shtetin”, thekson Osmani.