11/12/2024

Unë e shoh rolin e presidentit më tepër si një kompas moral i shtetit. Si një ind lidhës i narrativeve kundërthënëse etnike dhe politike që duhet t’i mbanë bashkë në një harmoni. Dhe e treta, e shoh si një deeskalues i polarizimeve etnike dhe politike që e mbajnë peng këtë shtet ndër vite.

Kështu është shprehur kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani, njëherazi edhe MPJ.

Sipas Osmanit, në 30 vitet e fundit presidentin e kemi pasur burim krizash. Gjithmonë është refuzuar nga njëra palë, ka deklaruar ai.