4.8 C
Skopje

Osmani: S’ka asgjë kontestuese për përmendoren në Sllupçan

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se përurimi i përmendores për nder të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan nuk paraqet kontest. Osmani deklaroi se për ndërtimin e së njëjtës janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.

“Nuk mendoj se ajo dje ka qenë aktivitet partiak, ishte aktivitet i komunës së Likovës, që sipas informacioneve të mia i ka respektuar të gjitha procedurat formale për ndërtimin e përmendores në komunë. Me vendim të Këshillit dhe të gjitha vendimet e mëtejshme për ndërtim të memorandumit në suaza të pushtetit lokal, ne kemi qenë të ftuar nga kryetari i komunës dhe nuk shoh asgjë kontestuese në këtë pjesë”, deklaroi mes tjerash Osmani.