25/02/2024

Për vizitë zyrtare në vendin tonë ka qëndruar Ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Luminita Odobescu, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në fokus të bisedimeve me Ministren e Punëve të Jashtme ishte integrimi evropian, si qëllimi më i rëndësishëm strategjik i vendit tonë, gjatë të cilit u rikonfirmua mbështetja dhe gatishmëria e pahamendshme e Rumanisë për ndihmë konkrete.

“Hapja e kllasterëve dhe kapitujve në kuadër të procesit të anëtarësimit është me rëndësi ekzistenciale për vendin tonë, sepse kontribuon në zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe konvergjencë më të shpejtë ekonomiko-sociale me vendet e BE-së. Nga ana tjetër, sërish Plani i ri Zhvillimor për Ballkanin Perëndimor dhe mundësia për tu bashkuar në Tregun Unik të BE-së janë instrumentet me të cilat Bashkimi Evropian e realizon integrimin gradual apo atë që ne e quajtëm “Më shumë Integrim para anëtarësimit në BE”, tha Osmani, duke theksuar se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është e vetmja detyrë shtëpie që na ndan nga integrimi i përshpejtuar evropian, i cili po bëhet gjithnjë e më imperativ për vetë Bashkimin Evropian në momentin e caktuar gjeopolitik.

Në planin bilateral u shqyrtuan mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit, me qëllim të kultivimit dhe pasurimit të marrëdhënieve tradicionale miqësore dhe të partneritetit midis dy vendeve, të bazuara në besim dhe respekt. Në këtë drejtim, të dy ministrat nënshkruan Protokollin për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe Planin e Veprimit për bashkëpunim ndërmjet ministrive të punëve të jashtme për periudhën 2024-2025.

“Dëshiroj edhe një herë ta falënderoj Parlamentin e Rumanisë, i cili e caktoi 8 dhjetorin – Ditën e Shën. Klimentit të Ohrit, si Ditën e Gjuhës Maqedonase, me qëllim të ruajtjes së traditave, kulturës dhe gjuhës amtare të popullit maqedonas të pjesëtarëve të pakicës etnike-maqedonase në Rumani”, tha Ministri.

Ministrat gjithashtu shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e pjesëmarrjes sonë ushtarake si pjesë e strukturave të grupit shumëkombësh të betejës në aktivitetet e NATO-s për forcimin e krahut të saj lindor në Rumani.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe situatës së fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës, si dhe ndezjen e krizës në Lindjen e Mesme, në kuadër të pasojave të mundshme të sigurisë dhe atyre ekonomike për vendet e Rajon.