Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, deklaroi se Marrëveshja e Ohrit arriti të thyej tabu drejt përfaqësimit të denjë institucional të shqiptarëve.
Osmani tha se para një dekade mbase shumë pozita shtetërore ishin të ndaluara për shqiptarët, mirëpo tashmë u arrit pika kulminante e suksesit pasi Maqedonia e Veriut ka edhe kryeministrin e parë shqiptar.
“Politika e para vitit 2001 ishte e monopolizuar rreth një etniteti, ishin privatizuar institucionet dhe gjithçka tjetër vetëm nga një komunitet, shqiptarët ishin jashtë çdo rrjedhe dhe vendimmarrje, ishin vetëm shitës nëpër pazarë dhe asgjë më shumë. Me Marrëveshjen e Ohrit u thyen shumë tabu, në vitin 2009 i përmendëm disa poste shtetërore që ishin ndër vite të ndaluara për shqiptarët, mirëpo dal ngadal i rrënuam ato rregulla, ato ide që shqiptarët t’i mbajnë sa më larg nga këto pozita të rëndësisshme. U bënë ministra, drejtorë, deputetë, kryetar kuvendi dhe tashmë e kemi dhe kryeministrin shqiptar. Pra, përpjekjet tona nuk ndalojnë këtu, ne vazhdojmë sepse nuk duam që Maqedonia e Veriut të devijoi nga kjo frymë e paqes dhe raporteve të mira ndëretnike”, deklaroi Osmani