13/01/2025

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i ftuar në emisionin “Këndi i Debetit” në Tëvë1, deklaroi se shqiptarët vetë vendosin se kush i përfaqëson ata e nuk presin opinion nga kreu opozitar Hristijan Mickoski se kënd duhet ta votojnë shqiptarët.

Osmani tha se ky mentalitet mbase ka vlejtur në ish-Jugosllavi, mirëpo tashmë koha ka ndryshuar dhe shqiptarët dinë se kend e votojnë si përfaqësues të tyre.

“Nuk mundet vullneti politik i shqiptarëve të definohet nga politkanët maqedonas. Ka ikur ajo kohë, sepse nuk është më Jugosllavi, nuk funksionon kështu sepse shqiptarët vendosin vetë. Mua më vjen keq pse opozita shqiptare po afrohet me opozitën maqedonase dhe po bëhen zëdhënës të tyre. Pra, disa shqiptarë tanë po pajtohen me idetë e një partie maqedonase që vazhdimisht po thotë se shqiptarët kanë fituar më shumë se sa që duhet…”, deklaroi Osmani.