0.8 C
Skopje

Pa opozitën, Kryesia vendos seancë më 5 maj

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më datë 5 maj të mbahet seanca e radhës. Kjo mbledhje e Kryesisë është mbajtur pa partitë opozitare, raporton Ekonomia Online.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përveç agjendës, në këtë seancë do të jetë edhe votimi për dy gjyqtarë të Kushtetueses.

“U mbajt mbledhja e radhës e kryesisë së Kuvendit në të cilën u vendos që seanca e re plenare të mbahet më 5 maj në ora 10:00. Në agjendën e re përveç agjendës së zakonshme do të kemi edhe votimin për dy kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.