14/04/2024

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro-distributiv, pa energji elektrike do tl mbeten disa rrugë në disa komuna të Shkupit, informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit.

Prej orës 08:30 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë disa nga shfrytëzuesit nga fshati Vollkovë në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa prej orës 09:00 deri në orën 13:00, shfrytëzuesit nga rruga “Zhifko Firfov” në lagjen Draçevë. Në periudhën 11:00 – 14:00, rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit nga rrugët “Atinska” nr.12 dhe “Nikolla Parapunov” nr.1 në komunën Karposh.

Nesër, pa rrymë në periudhën 09:30 – 11:30 do të jenë disa nga shfrytëzuesit e rrugës “Todor Çangov”, përkatësisht nënrrugët me numër: 17, 19, 28, 30 dhe 32 në Komunën Aerodrom, ndërsa prej 12:30 deri më 14:00, shfrytëzuesit nga rrugët “Gorno Lisiçe”, “Gornovranovska”, “Gjorgji Kapçev”, “Bozhin Nikollov”, “Todor Çangov” dhe “Haxhi Trajko” gjithashtu në Aerodrom.

Të hënën, sipas paralajmërimeve, prej 08:30 deri më 12:30, pa rrymë do të jenë disa nga shfrytëzuesit nga fshati Vollkovë, më saktë rrugët me numër: 101, 102 dhe 103.