Ish presidenti kosovar Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar kandidaturën e Talat Xhaferit për kryeministër.
Nga një popullsi e shtypur dhe e privuar për dekada, sot shqiptarët e Maqedonisë janë bërë një fuqi vendimtare për të ardhmen dhe orientimin e vendit, shkruan mes tjerash Pacolli.
Postimi i plotë:
Sot në Maqedoninë e Veriut po shënohet një kapitull historik me zgjedhjen e Talat Xhaferit si Kryeministër i parë shqiptar në vend.
Nga një popullsi e shtypur dhe e privuar për dekada, sot shqiptarët e Maqedonisë janë bërë një fuqi vendimtare për të ardhmen dhe orientimin e vendit.
Urime Kryeministrit Talat Xhaferi për zgjedhjen e tij dhe shqiptarëve për arritjen e këtij momenti historik në Maqedoninë e Veriut, falë vizionit dhe udhëheqjes së Ali Ahmetit, i cili ka bërë që shqiptarët të kthehen nga një kategori e dytë qytetarësh në udhëheqës të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
https://www.facebook.com/100044367011944/posts/918258786329680/?mibextid=WC7FNe