4.8 C
Skopje

Padi penale kundër 32 vjeçarit nga Studeniçani, i punësuar në Drejtorinë e Librave Amë

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër O.I (32 vjeç) nga Studeniçani, i punësuar si referent në Drejtorinë e Librave Amë, përshkak dyshimeve për vepër të kryer penale keqpërdorim të të dhënave personale, nga neni 149, paragrafi 1, si dhe D.K (28) nga Shkupi, gjithashtu i dyshuar për keqpërdorim të të dhëanve personale, transmeton Zhurnal.

I denoncuari i parë O.I, gjatë prillit të vitit të kaluar, pa kërkesë të dorëzuar dhe pa leje të së ëmës, si përfaqësues ligjor të një personi të mitur, me nënshkrimin e tij dhe vulën e drejtorisë, ka vërtetuar çertifikatë të lindjes dhe të njejtën i’a ka dhënë të denoncuarit të dytë, i cili ka qenë person i pa autorizuar të posedojë një dokument të tillë.

I denoncuari i dytë, çertifikatën e ka shfrytëzuar në dy raste. Para Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Librave Amë dhe në padinë e dorëzuar nga ana e tij para gjyqit kundër së ëmës së dëmtuar.