Partitë opozitare shqiptare, e sidomos Lëvizja Besa, po e e humbin integritetin e tyre ashtu si dhe vlerat dhe principet e tyre për shkak të bashkëpunimi me VMRO-në, e cila është kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese.
Semir Pajaziti, aktivist në rradhët e PDE-së, u shpreh se opozita shqiptare është nën varësinë e VMRO-DPMNE-së dhe se nuk ka asnjë kauzë dhe vizion për të ardhmen e vendit.
Ai theksoi se shkak i largimit të tyre nga Lëvizja besa ka qenë qasja që ato kanë patur pro VMRO-DPMNE-së, dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm të Mickovski me opozitën shqipatre, duke u bazuar në sjelljen e tyre si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij. Sipas tij kjo ka bërë që opozita të ketë agjendë të njejtë me VMRO-DPMNE-në.
Pajaziti ka kritikuar opozitën shqipatre se është kundër integrimit evropian të Maqedonisë, duke mos kontribuar për hapjen e rrugës dhe zhbllokimin e eurointegrimeve. Ai ka thënë se kjo situatë po zhvillon një qasje antieuropiane, që po pengon progresin e vendit.
“Në gjitha prononcimet tona kemi theksuar se forma se si opozita i qaset VMRO-DPMNE është qasje vazale. Deshmitë tona se blloku opozitar ska kauze dhe vizion për të ardhmen e vendit dëshmohet me atë që ata vetëm presin mëshirën nga ndonje fitore eventuale të VMRO-DPMNE-së. Në këtë drejtim jemi të bindur se çdo bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në është vetëm në shërbim të politikave ditore të tyre dhe aspak në shërbim të shqiptarëve apo të ardhmes më të mirë të qytetarëve të vendit”, tha Pajaziti.