24/05/2024
  • Janë promovuar veprat e disa autorëve turke të përkthyera nga turqishtja në shqip dhe maqedonisht nga botuesit “Logo-A”, “Shkupi”, “Batapres” dhe “Prozart”. Për rendësinë e botimeve ne gjuhen shqipe foli Prof.Dr.Ali Pajaziti, ndërkaq për ato në gjuhën maqedonase botuesi, Nenad Batkoski.

Një aktivitet që afirmon veprimtarinë botuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin kulturor me Republikën e Turqisë, ka ndodhur të dielën në Panairin e Librit në Stamboll, ku janë prezantuar veprat e autorëve turq të përkthyer në gjuhën shqipe dhe maqedonishte.

Batkoski.

Нема достапен опис.

– Ne si organizatorë të përfaqësimit të Maqedonisë në Stamboll, vlerësojmë që kemi arritur objektivat tona të paraqesim vlerat e përkthimeve letrare turke në shqip dhe maqedonisht, sepse në këtë Panair u paraqitën katër botuesit kryesorë që bashkërisht përbëjnë më shumë se gjysmën e përkthimeve letrare nga letërsia turke në shqip dhe maqedonisht. Ky ka qene qëllimi ynë kryesor në këtë Panair. Gjithashtu, jemi të kënaqur që tashmë këta katër botues po vazhdojnë bashkëpunimin me botuesit nga Turqia dhe disa shtete te tjera, që janë prezentë në këtë Panair, si nga India, Polonia, Rumania, Gjermania, Kazakistani dhe shumë vende të tjera.-deklaroi për arsalbanica.mk drejtori i SHB “Shkupi”, Azam Dauti.

Ai shton se kjo veprimtari botuese e përkthimit të autorëve të shquar turke, është vetëm një pjesë e përkthimeve të SHB “Shkupi”, e cila viteve të fundit u bë e njohur për prezantim të autorëve nga letërsi të ndryshme nga Evropa dhe kontinenti latinoamerikan.

Ramadan Ramadani, drejtor i Qendrës Kulturore të vendit tonë në Stamboll, theksoi se bashkëpunimi kulturor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë është në rritje të vazhdueshme, e veçanërisht, bashkëpunimi në botimin e veprave të autorëve turq në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Ai vlerësoi se gjuhët janë mbresëlënëse dhe se nuk  është i vogël numri i veprave të autorëve nga vendi ynë të përkthyera në turqisht.

Në promovim mori pjesë edhe Nizar Kara, koordinatori kryesor për bashkëpunim me botuesit e huaj të projektit TEDA (për përkthimin e letërsisë turke në gjuhë të huaja) nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Mehmed Sert, përgjegjëse për prezantimin e TEDA-s në Panairin e librit në Stamboll. Atyre iu ndanë pllakata, në shenjë mirënjohjeje për zhvillimin e bashkëpunimit në botimin e një numri të madh veprash të letërsisë klasike dhe bashkëkohore turke. Çmimet iu dhanë nga shkrimtari Prof. Aleksandar Prokopiev, i cili përfaqësoi shtëpinë botuese “Prozart” në panair dhe Adnan Ismaili, drejtor i “Logos A”.

Promovimin e moderoi Sabit Shabani nga Shkupi, kurse duhet thënë se këtë solemnitet të librit e përcolli televizioni i njohur turk Tek Rumeli, i cili po përgatit një emision special për të.

Panari ka filluar më 25 tetor dhe përfundon më 5 nëntor dhe në të  marrin pjesë më shumë se 800 botues nga Turqia dhe bota, ndërkaq pritet që numri i vizitorëve të kalojë një milion.