17.8 C
Skopje

Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore pritet erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 9 deri 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, kohë pas kohe me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 14 gradë.

Gjatë javës moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat do të ulen edhe nën zero, ndërsa më ftohtë do të jetë nesër në mëngjes, derisa temperatura ditore do të jenë në rritje.