11/12/2024

Këtë të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje të pakta shiu gjatë mëngjesit dhe ditës, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit.

Reshjet fillimisht do të nisin në formë të shiut dhe shiut që ngrihet, pastaj menjëherë shndërrohen në ato të borës. Reshjet gjatë natës (pas mesnate) do të jenë në formë të borës në të gjithë vendin, duke krijuar shtresa të shumta në shkallë vendi.

Era gjatë ditës do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h! Në orët e mbrëmjes, me ardhjen e frontit të ftohtë, drejtimi i erës do të zhvendoset nga ai i veriut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 8 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë Celsius.