Ish luftëtari Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Bejtulla Elezi, ka pasur një ndërhyrje shumë të veshtirê kirurgjike, për hekjen e copëzave të eksplozivit, të cilat i kishte mar në luftën e vitit 2001, shkruan nmk-post. Ndërhyrjen kirurgjike e ka realizuar traumotologu më i njohur Ilir Hasani, të cilin ish luftëtari i lirisë e ka falenderuar me një status mjaft prekës Në të njëjtën betejë ai kishte humbur këmbën e tij.
Ja postimi i plotë.
“Në spital
Një ndërhyje shumë e rëndë por falë profesionalizimit të dr. Ilir Asanit, operacioni kaloj me sukses.
Shërimi vjen prej Allahut xh.sh por sebepi është i rëndësishëm, prandajne lus të madhin Zot që ta shpërblej me të mirat e kësaj dhe asaj bote dr. Ilirin për kontributin e tij të palodhëm në operscionin tim.
Azgjë nuk është e rastësishme.
Këto telashe mbi veteranët e luftës vijnë si rezultat i neglizhencës së institucioneve tona dhe përfaqësuesve politik për zgjedhjen e statusit të veteranëve të luftës. Shumica nga ne janë lënë në mëshirë të fatit ndërsa ata që duhet të gjejnë zgjedhje për fatin tonë pasurohen mbi gjakun dhe gjymtyrët tona të lëna në fushëbeteja.
Thirrja jonë bëhet edhe më e fortë sot, tu jepet e drejta të gjithë veteranëve dhe statusi i tyre të marrë vendin e merituar” ka shkruar Elezi