4.8 C
Skopje

Pas afro një dekade, Xhensila ribashkohet me artistin e njohur për hitin e ri


schedule22:13 – 2 Maj, 2022

Xhensila Myrtezaj po punon fort për të sjellë disa hite që do të na shoqërojnë gjatë gjithë verës. Ndërsa kanë kaluar vetëm disa ditë nga kënga më e fundit me titull “Ale Ale”, ajo ka paralajmëruar projektin e ri. Kësaj radhe ka bashkuar forcat me kantautorin e njohur, Elgit Doda.

Duke ndarë video të njëri-tjetrit në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, këngëtarët dëgjohen teksa këndojnë një pjesë të shkurtër të projektit. Krahas videove kanë shkruar: “A e din ti”, duke nënkuptuar se kështu do të titullohet kënga.

Por, dyshja nuk kanë dhënë detaje se kur do të publikohet. Ky është projekti i dytë që vjen tetë vite pas hitit të parë me titull “Liar”.

/abcnews.al