Dy ditë më parë, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, respektivisht ministrit Kreshnik Bekteshi Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për përcaktimin e marzhës më të lartë tregtare të produkteve themelore ushqimore në tregtinë më shumicë dhe me pakicë.
Dhe, menjëherë pas këtij Vendimi qytetarët kanë filluar ti ndjejnë rëniet e çmimeve tek produktet ushqimore bazë.
Bekteshi me këtë Vendim, sikurse gjatë pandemisë, fillimit të krizës energjetike si dhe tani, ka dëshmuar gatishmërinë e tij për ti dalur në ndihmë qytetarëve.