24.8 C
Skopje

Pas Raphinhas e Lewandowskit, Barça tashmë prioritet ka transferimin e yllit të Sevillas

schedule17:00 – 17 Korrik, 2022

Barcelona tashmë ka bërë të mundur transferimet e dy prej objektivave të kësaj merkatoje. Raphinha dhe Robert Lewandowski do të vishen blaugrana, teksa do të vihen nën urdhrat e Xavi Hernandez.

Pas kalimit në “Camp Nou” të polakut dhe brazilianit, lojtarë të shumëkërkuar nga tekniku spanjoll, tani një tjetër lojtarë është priotiteti i drejtuesve, teksa vëmendja është ktheyr te mbrojtësi i Sevillas.

Xavi kërkon një partner për Andreas Christensen në repartin e mbrojtjes dhe Kounde ëshët menduar të jetë ki përzgjedhuri i blaugranave.

Megjithatë, negociatat nuk do të jenë të lehta për dy arsye. Së pari, për shkak të kërkesave të Sevillas. Së dyti, sepse ka edhe klube të tjera të interesuara për francezin

Skuadra e PSG, Manchester City dhe Chelsea gjithashtu e kanë mbrojtësin në synimet e tyre dhe po monitorojnë situatën, me Sevillën që kërkon të mbushë arkat e klubit, teksa synon që nga shitja e xhevahirit të saj të përfitojë minimalisht 60 milionë euro. /f.a/abcnews.al