9.8 C
Skopje

Pas skandalit me ambasadorin Berishaj, Muja i VV-së thotë se duhet të formohet komision për ta hetuar… PDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar rreth çështjes së energjisë ku ka thënë se me ardhjen e qeverisë Kurti në pushtet, Kosova kryesisht nuk blen më rrymë nga Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka bërë këto komente në kohën kur po raportohet për një skandal financiar ku thuhet të jetë i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, postim në të cilin Muja, ka shtuar se blerja e energjisë nga Serbia, sipas tij, ka qenë zakon i PDK-së.

“Blerja e energjisë elektrike nga Serbia: importi i rrymës nga Serbia ka qenë zakon gjatë qeverisjes së PDK-së. Me ardhjen e Qeverisë Kurti, Kosova kryesisht nuk blen më rrymë nga Serbia. GEN doo është kompani Sllovene. Kosova nē vitin 2021 ka importuar kryesisht nga këto shtete: Sllovenia, Shqipëria, Danimarka, Maqedonia e Veriut”, ka shkruar Muja.

POSTIMI I PLOTË:

Blerja e energjisë elektrike nga Serbia: importi i rrymës nga Serbia ka qenë zakon gjatë qeverisjes së PDK-së.

Me ardhjen e Qeverisë Kurti, Kosova kryesisht nuk blen më rrymë nga Serbia. GEN doo është kompani Sllovene. Kosova nē vitin 2021 ka importuar kryesisht nga këto shtete: Sllovenia, Shqipëria, Danimarka, Maqedonia e Veriut.

Ne gjithsesi duhet të kemi njē Komision Hetimor për energjinë elektrike: si PDK e shiti KEDS për 26 milion euro? Si ka mashtruar PDK me kinse investimin e 300 milion euro në rrjet të distribuimit gjatë shitjes së KEDS?

Pse PDK-LDK nuk investuan në renovim të Kosova A por importuan rrymë nga Serbia?

Si ja dha Qeveria e PDK furnizimin e rrymes për veri EPS (ElektroPrivredaSrbije), Si detyroi PDK qytetarët e Kosovës të paguajnë faturat e rrymës në veri 2013-2016 (shtesë në fatura)!

Si ka detyruar PDK në vitin 2017 KOSST të mbuloj faturat e energjisë në veri?

Kush nga PDK por edhe të tjerët ka fituar kontratat dhe ka punësuar në KEK 2010-2021?