1.8 C
Skopje

Pas vizitës në Rusi, kreu i OKB mbërrin në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka nisur vizitën e tij në Ukrainë, pas takimit që zhvilloi një ditë më parë në Moskë me presidentin Vladimir Putin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Guterres shprehu angazhimin e tij për të zgjeruar mbështetjen humanitare për civilët e bllokuar nga lufta.

“Kam mbërritur në Ukrainë pasi vizitova Moskën. Ne do të vazhdojmë punën tonë për të zgjeruar mbështetjen humanitare dhe për të ofruar evakuim të civilëve nga zonat e luftës. Sa më shpejt që kjo luftë të mbarojë aq më mirë për Ukrainën, për Rusinë dhe për botën”, shkroi Guterres.
Gjatë takimit në Moskë, shefi i OKB i kërkoi presidentit Putin arritjen e një marrëveshje armëpushimi dhe krijimi i kushteve për evakuimin e civilëve.