22/01/2025

Partia Demokratike Turke e udhëhequr nga Beycan Iljaz edhe zyrtarisht, sot do të nënshkruaj koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe me automatizëm do të bëhet pjesë e “Frontit Europian”, në të cilën përpos BDI-së, bëjnë pjesë edhe PDSH-ja, Lëvizja Populli dhe Partia Demokratike Evropiane.

Zyrtarizimi i koalicionit do të bëhet në Gostivarë, në Pallatin e Kulturës në të cilin marrëveshje do të nënshkruajnë, Ali Ahmeti dhe Beycan Iljaz.

Sipas paralajmërimeve, nënshkrimi do të bëhet në ora 12:00.

Partia e turqve nuk do të jetë partia e fundit që i bashkohet “Frontit Europian”, sepse në këtë front sipas paralajmërimeve do të bashkangjitet edhe Unioni i Romëve dhe pritet edhe vendimi final i Aleancës për Shqiptarët.