25/02/2024

-Performancë e shkëlqyer e MC_Kreshës, Tunës, Noizit, Ledrit, Bardhit dhe Ylli Limanit, të cilët dhuruan një mbrëmjë të paharruar gjithë frymëzim të rinjve shkupjanë dhe nga mbarë vendi
Shkup, 14 gusht/indeks.mk-Edicioni i dytë i Peace Festival mbrëmë goditi me një atmosferë madhështore dhe të paharrueshme në Sheshin Skëndërbeu, në shenjë të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Ishte një ndjesi shumë e bukur ta shohësh sheshin e mbushur si rrallë herë përplot me njerëz, të mbledhur për të shikuar ndër yjet më të njohura të estradës shqiptare, Bardhin, Tunën, Lyrical son, MC Kresha, Ledri Vulën, Ylli Limanin dhe Noizy.
Një përjetim përplot me emocione përveç nga këngët e tyre, u përçua edhe nga mesazhet e këngëtarëve, siç ishte ai i Ledrit, i cili e falënderoi publikun me këngën “Krejt shokët e mi”, jo vetëm për dashurinë e madhe me të cilën ata e mirëpirtën reperin në këtë festival, por edhe për ndihmën dhe solidaritetin e pashoq që shqiptarët e Maqedonisë dhe vendi ynë kanë treguar gjatë luftës në Kosovë:
“Ju faleminderit që edhe gjatë luftës na keni pritë dhe na keni marrë në shtëpi, jeni krejt shokët e mij se shoqnia është e shtrejntë”,tha Ledri,i cili në veçanti në këtë kontekst përmendi zëvendëskryeministrin Artan Grubi, përgjegjësin institucional të këtij manifestimi.
“Jemi shumë shokë të mirë (me Zëvendëskryeministri Grubi-vër.e aut.)na ka ra disa herë të takohemi nëpër evente të tilla. Një detaj që ja vlen të ceket është se unë në Shkup nuk kam kënduar tani sa vjet dhe më vjen mirë që është organizuar ky event”, tha Vula për indeks mk.
“Jam shumë i lumtur që po organizohen evente të tilla, rrugës për këtu e pashë atmosferën e krijuar nga njerëzit që ishin mbledhur, dhe ma mori mendja që Shkupit i kanë munguar organizimet e tilla, prandaj duhet që të ketë organizime të tilla sa më shpesh, sepse ashtu si Tirana dhe Prishtina edhe Shkupi e ka vendin e vet”, porositi Ledri Vula në intervistës që e dha për indeks.mk.
Artistët gjithashtu shprehën një entuiziazëm shumë të madh për mbajtjen e këtij festivali si dhe kënaqësinë e madhe për të kënduar në qytetin e Shkupit dhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, dhe për dëshirën e madhe që ky event të vazhdojë traditën e tij edhe në të ardhmen.
“Mua më pëlqen shumë ky organizim nga që jam dhe i vendit, i Kumanovës, dhe po më pëlqen shumë që shqiptarët po kanë një event ku të mblidhen që të festojnë së bashku me këngëtarë shqiptarë, por edhe ne po gëzohemi kur po i shohim shqiptarët të bashkuar”, tha Bardhi për indeks.mk
“Besoj do të kënaqemi meqë edhe line up ishte shumë i mirë, mezi po pres që t’ju këndoj shqiptarëve të Shkupit sepse ka kohë të gajtë që skemi kënduar në Shkup, e di që është një dashuri shumë e madhe për ne këtu, edhe unë veproj sipas ligjit të tretë të Njutonit aksioni për reaksionin”, tha Lyrical Son për indeks.mk para se të dilte në skenë, ku krijoi ovacione të papara te publiku.

Gjithashtu në një status të tijin në facebook Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi u shpreh se edicioni i dytë i Peace Festival mbrëmjen e kaluar, krijoi një atmosferë të paharrueshme si dhe solli freskinë që i kish munguar qytetit të Shkupit.
“E mrekullueshme dhe e paharrueshme atmosfera që krijoi mbrëmë edicioni i dytë i Peace Festival në Sheshin Skenderbeu të mbushur përplot në Shkup! Kënaqësi të shohësh gjithë ato të rinj e të reja, gjithë ato qytetarë që kishin dalë në numër aq të madh për të festuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nën tingujt e muzikës së Noizyt, Yll Limanit, Mc Kreshës & Lyrical Son, Ledrit, Tunës dhe Bardhit. Peace Festival solli freskinë që i mungonte qytetit! Vazhdojmë me punë të sinqertë për të festuar të arriturat e rradhës në rrugëtimin europian të vendit! Falënderoj gjithësecilin prej jush që masivisht dhe përtej çdo parashikimi morët pjesë mbrëmë në Sheshin Skenderbe dhe që në mënyrën më dinjitoze e madhështore kontribuat në mbarëvajtjen e aktiviteteve për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit”,është shprehur Grubi nën satusin e tij në facebook.
Performansate Sheshi Skënderbeu zgjati nga ora 21.20 minuta, deri para mesnate, duke i lënë tejet kënaqur shikuesit e të gjitha moshave, që e kishin mbushur gjithë hapësirën e sheshin dhe të ambienteve përreth.
Me këtë,Peace Festival është një hap më afër të krijimit të traditës